• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqia ul ndjeshëm tarifat për lejet e qëndrimit të qindra mijëra emigrantëve
Home
Rajon

Greqia ul ndjeshëm tarifat për lejet e qëndrimit të qindra mijëra emigrantëve

5 June, 2018 Sadik.Autor Rajon

Parlamenti grek ka filluar diskutimin dhe voton në ditët në vijim një amendament të depozituar së fundmi nga Ministria e Politikave të Emigracionit, që propozon uljen e tarifave të lejeve të qëndrimit të emigrantëve të huaj në masën mbi 50%, duke favorizuar në këtë mënyrë edhe qindra mijëra emigrantë shqiptarë.

Këto tarifa u përkasin lejeve të dhëna sipas udhëzimeve europiane, për të cilat emigrantët në Greqi kanë paguar deri tani më shumë sesa ata të vendeve të tjera të BE-së, fakt për të cilin Athina është paralajmëruar nga Komisioni Europian se mund të penalizohet.

Bëhet fjalë për rreth 24 mijë leje të rezidentit afatgjatë (epi makron), 51 mijë leje unike, 134 mijë leje për bashkim familjar, gati 900 leje për studime dhe kërkime, si dhe e ashtuquajtura “karta blu”.

Ndërmjetësi ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, Fatos Malaj, njëkohësisht drejtuesi i organizatës “Arogji-Përkrahja”, deklaron për Top Channel se të gjitha lejet europiane, pavarësisht afatit, tarifat e të cilave shkojnë deri në 450 euro, tashmë do të unifikohen dhe do të kenë një vlerë prej 150 eurosh.

Amendamenti sjell gjithashtu një masë mjaft të favorshme për brezin e dytë të emigrantëve, që paguanin pas moshës 18 vjeç siguracion privat për të marrë leje qëndrimi, ndërsa tani atë mund ta sigurojë njëri nga prindërit.

Në të njëjtën kohë rriten tarifat për lejet që u jepen individëve ekonomikisht të pavarur, nga 300 në 1.000 euro, ndërsa nga 500 deri në 2.000 euro rritet vlera për ata persona që përfitojnë leje qëndrimi pasi kanë blerë pasuri të palujtshme ose investojnë në Greqi.

Ajo çfarë thekson specialisti shqiptar për emigracionin, Malaj, është fakti se amendamenti përkatës nuk ndryshon shumën prej 300 eurosh për lejen e qëndrimit të brezit të dytë të emigrantëve, ndërsa krijohet gjithashtu një tarifë e re për emigrantët që aplikojnë për lejet me qëndrim të përhershëm, si dhe rritet nga 50 në 100 euro pagesa për lejen e një punëtori sezonal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI MAKABER NE ITALI/ Rrënqeth djali që pa të gjithë ngjarjen: Mami, ti ishe mbrojtja ime...
Previous article VIDEO/ Rama publikon historinë e mjekes që la Italinë për QSUT, historia e Biankës...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT