Tre shqiptarë janë arrestuar sot paradite në Follorina nga policia kufitare e Kapshticës, ana greke. Sipas raportimit të medias lokale janë arrestuar tre shtetas shqiptarë 20, 22 dhe 27 vjeç, të cilët akuzohen për transportin, posedim dhe kalimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.


