• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Mitsotakis propozon kryetarin e parlamentit Tasoulas për president
Home
Rajon

GREQI/ Mitsotakis propozon kryetarin e parlamentit Tasoulas për president

15 January, 2025 s.autor Rajon

Kryetari i parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas është propozuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis për postin e Presidentit të Republikës.

Në një komunikim për mediet, Mitsotakis theksoi të mërkurën se falë aftësive drejtuese dhe unifikuese, Tasoulas gëzon mbështetje të gjerë.

“Pranimi i tij i gjerë rezulton nga fakti se ai u zgjodh tre herë kryetar i Parlamentit grek me shumicën më të fortë në periudhën postkoloniale: me 283, 270 dhe 249 vota,” tha kryeministri duke justifikuar vendimin e tij.“Greqia kishte nevojë për një politikan me përvojë si kreu i shtetit në një mjedis global “të turbullt” me të cilin përballet vendi,” shtoi Mitsotakis.

Raundi i parë i votimit të presidentit nga parlamenti do të zhvillohet më 25 janar dhe Tasoulas e konsideroi nominimin “një nder dhe përgjegjësi të madhe“.

Në Greqi, posti i kreut të shtetit është kryesisht ceremonial dhe ushtrohet për një mandat pesëvjeçar.

65-vjeçari Tasoulas ka qenë në krye të parlamentit që kur Mitsotakis u zgjodh në vitin 2019 dhe konsiderohet i afërt me krahun nacionalist të partisë konservatore Demokracia e Re.

Me profesion jurist, avokati Tasoulas, baba i dy fëmijëve është “veteran” i kabinetit dhe parlamentit, i zgjedhur për herë të parë si ligjvënës në vitin 2000 dhe që atëherë ka shërbyer si ministër i Kulturës, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe sekretar i përgjithshëm i partisë. Ai ishte ligjvënës në kohën kur iu ngrit një padi në vitin 2001 dhe parlamenti refuzoi t’i hiqte imunitetin. Tasoulas i ka quajtur akuzat të motivuara politikisht.

Mitsotakis shprehu gjithashtu mirënjohje për presidenten në largim Katerina Sakellaropoulou për mandatin e saj, duke e vlerësuar atë për humanizimin gjatë presidencës. Megjithatë, ai shtoi se vendi tani kërkon një president me “një histori të gjatë shërbimi publik dhe atribute të qarta politike”.

Zgjedhja e Presidentit

Qeveria e kryesuar nga Mitsotakis ka 155 ligjvënës në dhomën me 300 vende, të mjaftueshme për të siguruar zgjedhjen e Tasoulas, edhe pse jo në raundin e parë.

Një emërim presidencial kërkon mbështetjen e 200 ligjvënësve për të kaluar në raundin e parë, me pragun që zvogëlohet gradualisht në një shumicë të thjeshtë në raundin e pestë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASI TË MOSHUARËN ME AUTOMJET/ Arrestohet 36-vjeçari në Laç (EMRI)
Previous article E TRISHTË/ U vra me sende të forta në kokë, ky është viktima Xhemal Meta

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT