• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Dorëhiqet një tjetër deputet i koalicionit qeveritar për shkak të “Maqedonisë”
Home
Rajon

GREQI/ Dorëhiqet një tjetër deputet i koalicionit qeveritar për shkak të “Maqedonisë”

26 June, 2018 g.autor Rajon

Ka dhënë dorëheqje deputeti i partisë “Grekët e Pavarur” (ANEL), partner i koalicionit qeveritar në Greqi, për shkak të marrëveshjes së arritur rreth “çështjes së emrit” me Maqedoninë.

Giorgos Lazaridis, deputet i partisë së djathtë ANEL për qytetin e Selanikut, njoftoi se ka dhënë dorëheqje me anë të një letre drejtuar kryesisë së Parlamentit grek.

Me këtë numri i deputetëve të partisë ka rënë në 7, ndërsa qeveria nën drejtimin e kryeministrit grek Aleksis Tsipras ka rënë në 152 në parlamentin me gjithsej 300 ulëse.

Më parë Mandalena Papadopoulou dha dorëheqje, ndërsa Dimitris Kammenos ishte larguar nga partia për shkak se kishte dhënë mbështetje në mocionin e mosbesimit për marrëveshjen e arritur me Maqedoninë.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Canakopoulos në një program të radios, ka thënë se qeveria nuk ka problem sa i përket shumicës dhe se do të vazhdojnë punën.

Mocioni i mosbesimit të parashtruar nga partia kryesore opozitare Demokracia e Re (ND) nuk kaloi në parlament.

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë e cila parasheh ndryshimin e emrit të vendit në “Republika e Maqedonisë së Veriut” ishte nënshkruar më 17 qershor, ndërsa në Parlamentin e Maqedonisë u miratua më 20 qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iniesta e pranon: Treguam cilësi, ndaj Marokut arritëm objektivin
Previous article Eurodeputetët letër qeverive të BE-së: Kërkojmë liberalizimin e vizave për Kosovën

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT