• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Eurodeputetët letër qeverive të BE-së: Kërkojmë liberalizimin e vizave për Kosovën
Home
Rajon

Eurodeputetët letër qeverive të BE-së: Kërkojmë liberalizimin e vizave për Kosovën

26 June, 2018 g.autor Rajon

Një grup eurodeputetësh iu kanë drejtuar me anë të një letre qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian ku kërkohet ndër të tjera edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Letra është nënshkruar nga eurodeputetë që prej vitesh kanë raportuar për Ballkanin Perëndimor si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovi, Igor Soltes, etj.

“Ne nxisim liderët evropianë të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë për perspektivën e gjithë rajonit, duke u dakordësuar për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në Këshillin Evropian më 28 dhe 29 qershor, të hapen kapituj të rinj në negociatat në vazhdim me Malin e Zi dhe Serbinë. Të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën. Duhet të njihen edhe përpjekjet për reforma në Bosnje Hercegovinë në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 tetorit. Bashkimi Evropian duhet të jetë një partner i besueshëm sepse kushtet janë përmbushur, siç Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë vlerësuar”.

Duke qenë eurodeputetë që kanë lidhje me përgjigjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, ata theksojnë se zgjedhja për një jetë në paqe dhe prosperitet, udhëhequr nga shteti ligjor nga institucione efektive demokratike, bashkon qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje Hercegovina Kosova, Mali i Zi dhe Serbia e Maqedonia e Veriut, siç shkruajnë në letër eurodeputetët.

“Koha është pjekur për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt një integrimi të suksesshëm të 6 vendeve dhe 18 milionë banorëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”.

Ata theksojnë se popujt e Ballkanit kanë nevojë për një shenjë të qartë që BE mbështet përpjekjet e tyre për ndërtimin e shtetit modern me institucione të pavarura, ekonomi të zhvilluar dhe shoqëri solidare. Ata nënvizojnë rrezikun e ndikimit mbi Ballkanin Perëndimor të rajoneve të tjera dhe diçka që sipas tyre nuk duhet të ndodhë.

Nënshkruesit e kësaj letre të hapur theksojnë se Evropa nuk duhet t’i zhgënjejë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Monica Macovei, David Martin, Alojz Pedelle, Tonino Picula, Cristian Dan Preda lgor Soltes, raportues për Kosovën, Charles Tannock, lvo Vajgl.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQI/ Dorëhiqet një tjetër deputet i koalicionit qeveritar për shkak të "Maqedonisë"
Previous article Flet Erion Veliaj: Fakti që do të bëhem baba më ka transformuar, jam bërë më... (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT