• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Green Coast mbështet studentët ekselentë të Turizmit, jepet bursa e parë që paraprin punësimin
Home
Sociale

Green Coast mbështet studentët ekselentë të Turizmit, jepet bursa e parë që paraprin punësimin

11 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Kristjano Kola nga qyteti i Vlorës, i cili studion në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dega Menaxhim Turizmi, u shpall fitues i një burse studimi të ofruar nga kompania Green Coast, e cila operon në sektorin e turizmit elitar. Ky kontribut vjen në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo kompani, në ndërmarrjen e hapave konkretë për krijimin e një turizmi të qëndrueshëm.

Foto Bursa

Arritja e rezultateve të larta gjatë vitit të parë të studimeve master ishte kriteri kryesor në përzgjedhjen e tij për të përfituar bursën e ekselencës për vitin akademik 2018 – 2019.

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e studentëve të zonës së Jugut, si një potencial për t’u punësuar pranë strukturave të Green Coast në përfundim të studimeve, shoqëria Green Coast vlerësoi origjinën e tij si një kriter tjetër përzgjedhës.

“Zhvillimi i platformës së turizmit të qëndrueshëm, nis me zhvillimin e burimeve njerëzore, ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të zonës, krijimin e standardit të profesionalizmit, me qëllim rritjen e punësimit lokal” – u shpreh Ermelinda Nezaj, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore, në kompaninë Green Coast.

2

Duke marrë shkas nga rritjet e niveleve të emigrimit dhe nga vështirësitë reale që po has kompania në terren, Green Coast e shikon me prioritet dhe në tërësi çështjen e identifikimit të kontigjentit të duhur e më tej edhe të përgatitjes me trajnime të specializuara të këtij kontigjenti. Të gjithë këtë përfshirje, kjo kompani e konsideron jo vetëm një investim të drejtpërdrejtë për të patur një forcë pune të vetën të kualifikuar në zonën e Jugut të vendit, por edhe një kontribut me vlerë për mbështetjen e mëtejshme të kësaj zone.

“Bursa për studentin Kristjano Kola, është bursa e parë që Green Coast po jep për të vlerësuar dhe mbështetur Turizmin”,- u shpreh Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive e Green Coast Resort. “Kjo bursë do të pasohet me bursa të tjera në vitet e ardhshme duke e kthyer këtënismë në një traditë në mbështetje të turizmit kombëtar dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore” – tha ajo.

3

Green Coast Resort me vlerë 100 milionë Euro, është investimi më i rëndësishëm i Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. Projekti elegant, ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë, në një prej fshatrave më të bukur të Rivierës Shqiptare, është një resort i rrallë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Mesdheut.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni faqen www.greencoast.al,  kontaktoni në [email protected]/ ose në numrat: +355 698034444/0692020073.

4

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''PLAS" MES FLORI MUMAJESIT DHE KEJSI TOLËS? Fansat janë të bindur: Mos vallë ju të dy...(FOTO)
Previous article E PASKA EKZAGJERUAR/ Mertens ndez “shkëndijat” me Liverpoolin: Pse është e veçantë kjo...?

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT