Kanditja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi ka folur në ERTV për zgjedhjet e 30 qershorit dhe vizionin dhe objektivat që ajo ka për mandatin e dytë.
Bufi ka folur për mandatin e saj të parë, dhe punën që është bërë për këtë qytet. Majlinda ishte kryebashkiakja e parë femër për këtë qytet dhe e ka vërtetuar më së miri se edhe femrat mund ta bëjnë këtë punë, vërtetuar kjo në punët që Bufi ka bërë me bujqësinë, kanalet vaditëse, kulluese dhe infrastrukturës së zonës. Rezultat i dukshëm janë edhe sipërfaqet e shtuara të serave në zonë, dhe rikthimi i emigrantëve të rikthyer për të investuar në vendin e tyre.
Qytetarët janë lidhur më shumë me pushtetin vendor gjatë mandatit të parë ka thënë, Bufi dhe sot qytetarët janë besimplotë kur trokasin në derën e Bashkisë për zgjidhjen e një problemi.
“Një prioritet për katër vitet e ardhshme mbetet “gropa” e Marinzës për shkak edhe të aktivitetit naftënxjerrës, i cili e shton ndikimin negativ në mjedis dhe në jetën e banorëve, por së fundmi përmes këmbënguljes që ne kemi bërë me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Infrastrukturës kemi arritur të garantojmë miratimin e një ndërtimi të një vendi të ri të tranformimit të mbetjeve”- ka theksuar Bufi.
ERTV Intervista🎤: Me kandidaten e Partisë Socialiste🌹, Majlinda Bufi, për Roskovecin që duam ☺️
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 22. Juni 2019


