• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRATË DEPUTETE DHE KËSHILLTARE/ Bashkë për barazinë gjinore
Home
Politikë

GRATË DEPUTETE DHE KËSHILLTARE/ Bashkë për barazinë gjinore

16 December, 2018 F.autor Politikë

Mbi 60 gra të forcave të ndryshme politike nga i gjithë vendi u mblodhën në Tiranë për të diskutuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe koordinuar punën e përbashkët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Aleanca e Grave Deputete dhe Aleanca Kombëtare e Këshilltareve, për herë të parë u mblodhën në një tryezë të përbashkët për të çuar përpara axhendën e barazisë gjinore në vend, me mbështetjen e UN Women në Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp, UN Women bën të ditur se, diskutimet u përqendruan në sfidat e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën politike dhe hapat që të pranishmet dhe strukturat që ato kanë ngritur, duhet të ndërmarrin për adresimin e këtyre sfidave.

Elona Gjebrea, zv/kryetare e Aleancës së Grave Deputete u shpreh se aleanca do të ketë prioritet fuqizimin ekonomik të grave dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. “Ne duam të dalim nga kornizat e qytetit dhe të jemi aleate me gratë këshilltare për kauza të ndryshme”, u shpreh Gjebrea.

Gjatë takimit dy ditor aleancat e këshilltareve nga 24 bashki shkëmbyen arritjet dhe sfidat që kanë hasur gjatë këtij viti në zbatimin e programit të tyre që përfshin: fuqizimin ekonomik të grave, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale dhe buxhetimin gjinor me pjesëmarrje.

“Problematikat e grave nuk kanë ngjyrë politike”, theksoi Klodeta Dibra, Kryetare e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve. Ajo u shpreh se jemi në momentin e duhur për të diskutuar dhe dalë me nisma të përbashkëta ku qëllimi është i njëjtë: respektimi i grave dhe të drejtave të tyre.

Aleanca e Grave Deputete dhe Aleanca Kombëtare e Këshilltareve hartuan një plan pune të përbashkët në nivel kombëtar për të drejtat e grave dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe politikë.

Deri më tani janë formuar aleanca në 24 bashki, ku më shumë se gjysma janë mbështetur nga UN Women. Ato përfaqësojnë mbi gjysmën e popullsisë së vendit dhe kanë një plan e nisma konkrete për të lënë gjurmë në jetën e grave dhe vajzave në komunitetin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME MAJË DHE TAKË/ Si ti vishni çizmet e sheshta e të dukeni me të gjata (FOTO)
Previous article IRONIA E RAMËS/ Shikoni goditjet që merr Basha nga Topalli e Patozi dhe roli i Berishës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT