• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJET QË SHKUAN “KEQ”/ Nga KATËR shqiptarët që u gënjyen me EUROT FALSE, tek 22 vjeçari që ra nga ballkoni…
Home
Breaking News

GRABITJET QË SHKUAN “KEQ”/ Nga KATËR shqiptarët që u gënjyen me EUROT FALSE, tek 22 vjeçari që ra nga ballkoni…

16 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotme, katër shqiptarë në Francë e pësuan keq kur i dështoi super skema e grabitjes. Pasi i morën çantën me dy milionë euro francezes, zbuluan se vetëm 65 mijë prej tyre ishin të vërteta kurse të tjerat false.
Rastet kur hajdutët shqiptarë kanë rënë në gracka janë të shumta dhe herë herë edhe qesharake.

Çfarë ndodhi sot:
Katër shqiptarë janë vënë në pranga, pasi tentuan të grabisnin në një hotel në Milano. Ngjarja në fjalë u regjistrua në hotelin Hilton.

“Ansa” shkruan se hetuesit më pas zbuluan se në këtë hotel një ditë më parë ishte grabitur një shtetase me origjinë franceze, por që jetonte në zonën e Vareses. Kjo e fundit po përpiqej që të arrinte një marrëveshje përmes mashtrimit me disa indianë lidhur me një shkëmbim parash kundrejt disa pronave.

Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, me precedent penale, arritën t’i merrnin gruas një çantë shpine, brenda të cilës kishte 2 milionë euro, nga të cilat 65,000 mijë rezultuan të vërteta dhe pjesa tjetër ishin false. Sapo u sinjalizua policia, kjo e fundit arriti që t’i neutralizonte në kohë hajdutët, ndërsa u arrestuan në një bodrum. Ndërkohë edhe shtetasja franceze po hetohet për veprën penale “mashtrim”.

Shkon për të grabitur prostitutën, 28 vjeçari shqiptar arrestohet
Një i ri shqiptar, ndryshe nga të tjerët kishte shkuar për të takuar një prostitutë me qëllim për ta grabitur jo për të kryer marrëdhënie seksuale. Por plani i shkoi huq.

Emigranti shqiptar në Itali ka rënë në prangat e policisë. Nga rindërtimi i ngjarjes ai ka sulmuar me shkop dhe ka torturuar më pas gruan pasi ajo kishte bërë qëndresë.

28-vjeçari i cili ka rënë në pranga, i kërkuar shumën e parave që ajo kishte fituar. Policia ka ndërhyrë sapo ka marrë njoftimin për këtë ngjarje dhe ka bërë arrestimin në flagrancë 28-vjeçarin me orgjinë nga Shqipëria.

Shqiptari shkon për të vjedhur, por bie nga dritarja e apartamentit

Një i ri shqiptar përfundoi në gjendje të rëndë, pasi ka rënë nga dritarja e një banese ku kishte shkuar për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një apartament në Casaleçhio të Renos, në provincën e Bolonjës.

Bëhet fjalë për një shqiptar 36-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai kishte shkuar për të vjedhur, por në tentativë për të ikur, ai ishte rrëzuar duke u plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Pas kësaj është arrestuar nga policia.

Shqiptari shkon për të vjedhur banesën, e pëson keq kur bie nga lartësia
Një i ri shqiptar ka tentuar të vjedhë një banesë, por planet e tij janë prishur teksa ka parë pronarin e shtëpisë.

22-vjeçari me origjinë shqiptare kishte planifikuar të vidhte një banesë, por gjatë kohës që ka hipur në dritare ka vënë re pronarin dhe më pas ka rënë nga lartësia duke marrë plagë në trup. Pronari sapo ka pikasur hajdutin ka njoftuar menjëherë policinë dhe kjo e fundit e ka shoqëruar shqiptarin në spitalin San Fermo della Battaglia në Como.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur dhe sekuestrimin e veglave që ka pasur shqiptari me vete të cilat do i përdorte për të hapur dyert e banesës që do të vidhte.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Provokacija e re e Muç Nanos: Çfarë thashë në Beograd, "patriotët" që më quajnë antishqiptar
Previous article Topi i Artë, Messi dhe tre goditjet për Realin/ 7 frazat e Ronaldos që nuk duhen HUMBUR

F.autor

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT