Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë natës në Lushnje. Mësohet se dy persona të maskuar, kanë marrë me dhunë një automjet në zonën “Pushimi i Shoferit”.
Pas ngjarjes, autoret janë larguar menjëherë në drejtim të Fierit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.
“Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thote policia.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


