Gjykata për Krime të Rënda la në arrest në burg 3 të arrestuarit për grabitjen e 9 prillit.
Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, prej orës 12:00 të ditës së sotme.
Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, dhe 38-vjeçari Oltian Veseli kanë mbetur në burg, ndërsa mësohet se ata I kanë mohuar akuzat në lidhje me grabitjen e mijëra eurove më 9 prill në Rinas.