• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Detajet e REJA:  Makina e “TATIMEVE” u modifikua në Elbasan, një femër…
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Detajet e REJA: Makina e “TATIMEVE” u modifikua në Elbasan, një femër…

21 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në vazhdën e përpjekjeve intensive për të zbardhur grabitjen e 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit, prokurorët dhe grupi i hetimit, kanë dyshime të forta se automjeti që u përdor nga grabitësit, është modifikuar në një pikë servisi në një lagje shumë të njohur të qytetit të Elbasanit.

Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur nën hetim dhe kanë marrë në pyetje një shtetas nga qyteti i Elbasanit, për të dhënë identitetin e personave që i kishin kërkuar të modifikonte mjetin tip Wolksvagen dhe për të vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

 

Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”.

një tjetër person nën hetim është edhe kushëriri i një të shumëkërkuari për disa krime të ndodhura në vendin tonë, por edhe jashtë. Hetuesve u ka dhënë “oksigjen” zbulimi i dhjetëra gjurmëve në automjetin të cilin grabitësit nuk e dogjën dot gjatë grabitjes së 9 prillit të këtij viti, por edhe sekuestrimi i dhjetëra kamerave të sigurisë, të cilat janë zbardhur në laboratorin e kriminalistikës. Mes të hetuarve nuk përjashtohet edhe përfshirja e një femre, e cila ka pasur një rol ndihmës për bashkëpunëtorët dhe grabitësit e dhunshëm të aeroportit më 9 Prill.

Hetimi për këtë grabitje, ka detyruar hetuesit që të hapin dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, përderisa edhe grabitësit në Rinas, kanë tipare të dhunshme. Aq më tepër, që në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe i shumëkërkuari Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare, se ka përfunduar sekuestrimin e dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje të shumë prej këtyre punonjësve.

Megjithëse prokuroria dhe policia gjatë kësaj jave kanë dalë vetëm me një njoftim zyrtar për grabitjen e bujshme të Rinasit, duket se sekreti hetimor nuk do t’i mbulojë gjatë me mjegull veprimet e prokurorëve dhe policisë, të cilët vazhdojnë edhe këtë ditë pushimi, të kryejnë veprime hetimore për ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGACMON" CR7 DHE ZBULON TË ARDHMEN E ICARDIT/ Wanda Nara "trazon ujrat":Vitin e ardhshëm mund të...
Previous article LIVE/ Everton-Manchester United, Sigurdsson dyfishon shifrat për vendasit

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT