Vijon operacioni për arrestimin e grabitësve të Rinasit. Mësohet se autori i pestë është arrestuar në Bullgari.
I dyshuari ndodhet nen masa të rrepte sigurie dhe është nisur drejt Shqipërisë.
Policia njofton po kështu se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku thuhet se u grabitën 6.5 milion euro.
Dy ditë më parë Policia bëri ndalimin e katër personave 3 prej të cilëve në qytetin e Elbasanit dhe njëri nga Fushë-Kruja.


