• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grabitja në Rinas, 25 vjet burg për Klement Çalën (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Grabitja në Rinas, 25 vjet burg për Klement Çalën (FOTO)

14 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Është dënuar me 25 vjet burg  nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi ndaj Klement Çalës është dhënë gjatyë ditës së sotme në sallën e gjyqit.

Ky i fundit ishte në kërkim për grabitje me armë të makinave të blinduara në rrugën e Rinasit. Gjithashtu ai ka qenë edhe në kërkim për arratisjen e ndodhur në Greqi.

Klement Çala, 27 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u prangos në fundit të muajit qershor të vitit 2015.

Related image

Çala u kap nga efektivat e policisë nëpër rrugicat e lagjes duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 447 KO. 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga forcat e policisë të cilët kishin rrethuar vendin ku u bë ndërhyrja.

Në momentin e prangosjes, ai u prezantua si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Çala është arratisur nga burgu në Trikallas të Greqisë, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një armë pistoletë tip TT, dy krehër me fishekë dhe 1.2 gramë kanabis sativa, të cilat i përkasin Klement Çalës.

Ky i fundit kërkohet nga drejtësia grek për një sërë akuzash nga të

cilat rrezikon burgim të përjetshëm.

1. Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,

2. Grabitje me armë në bashkëpunim,

3. Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare,

4. Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,

5. Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,

6. Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,

7. Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,

8. Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njerëz në shtije, abuzimi i emigrantëve në Libi
Previous article ANDI BUSHATI: Luli foli drejtë, po kush i beson?

Q.Autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT