• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË NIKËL/ Albert Dervishi: Shumë shpejt autorët do vendosen para drejtësisë
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJA NË NIKËL/ Albert Dervishi: Shumë shpejt autorët do vendosen para drejtësisë

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj i ftuar në ‘News24’ foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Nikël të Fushë-Krujës , ku disa persona dhunuan dhe grabitën biznesmenin Namik Çangu.

Gjatë bisedës në studio, e vlerësoi një ngjarje të rëndë dhe tronditëse jo vetëm për opinionin publik.

Gjithashtu Dervishaj u shpreh me vendosmëri se shumë shpejt pritet që autorët që sipas tij ishin disa të përfshirë, do të identifikohen dhe do të dalin para drejtësisë.

“Deri tani është një krim për të cilin po punohet nga Policia e Shtetit për ta zbuluar dhe për t’i dhënë përgjigje të merituar autorëve, po ashtu edhe opinionit publik. Në punë n e përditshme policia ballafaqohet me krime të rënda, të lehta, me autorë dhe pa autorë. Kjo nuk është eksperiencë e tanishme. Ky është një krim i rëndë, por nga strukturat policore punohet për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Mund të them se kemi mbi 5 mijë kapjen në flagrantë. Po kështu për këtë 9 mujor rreth 88.2% ngjarje janë zbuluar, ka edhe ngjarje për të cilat policia punon për t’i identifikuar. Për këtë vit na duhet të punojmë me këtë 10% krimesh me intensitet të lartë për të siguruar dëshmi që në raste të caktuara janë edhe të vështira për tu caktuar.

I pyetur nëse ngjarja mund të ishte parandaluar, ai tha se kjo ngjarje nuk njihej, dhe kjo ka sjellë edhe vështirësinë e ndërhyrjes së mëparshme për ta parandaluar.

“Ngjarja e Niklës nuk është një ngjarje që njihej dhe ku mund të ishin marrë masa shtesë parandaluese, por them me kompetencë që po punohet në mënyrë intensive dhe them që brenda një kohë shumë të shkurtër do të dëgjoni zbulimin dhe vënien para drejtësisë të disa autorëve”, tha më tej ai.

Kujtojmë në dëshminë e tij biznesmeni Çangu tregoi dhunën e ushtruan nga grabitësit, ndërsa rrëfeu se i kishin prerë edhe një gisht pasi i kërkonin çelësin e kasafortës.

Po ashtu ai bëri me dije se dhunë është ushtruar edhe ndaj familjarëve të tij.

Pjesë nga dëshmia e biznesmenit Namik Çangu:

“Më gjuajti me kauçuku poshtë gushën. I thashë ca policë jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. (rënkon). Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin Ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë s’kam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me lekë, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelësa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 autorë ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha; ‘jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë’. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË MESDHE/ Mbytet varka me 27 emigrantë, nxirren në bregun e ishullit grek trupat e pajetë të gruas dhe 3 fëmijëve
Previous article E RËNDË/ Dhunoi babanë dhe i shkatërroi pronën për t’i marrë më shumë para, arrestohet i riu në Koplik

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT