Ndërron jetë në spital AGUR VRENOZI një prej të plagosurve gjatë grabitjes që ndodhi sot në Fier është në gjendje kritike për jetën. 53-vjeçari nuk ka mundur dot tju shpëtojë plagëve të marra gjat 137 përplasjes me grabitësit që ndodhi dje në qytetin e Fierit, e për pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Agur Vrenozi ndodhej në reanimacionin e Traumës në Tiranë, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e djeshme. Mësohet se mjekët konstatuan dëmtime të mëdha të strukturës kockore dhe të trurit pasi u plagos me armë zjarri, pasi ai ndërhyri për t’i ofruar ndihmë pronarit të Exchange.
Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë se Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, akuzohet se qëlluar me armë zjarri gjatë grabitjes dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i pikës së këmbimit valutor, shtetasi Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe shtetasi Agur Vrenozi, 53 vjeç, i cili ndodhej pranë kësaj pike.
Ndërkoh tre autorët e ngjarjes janë arrestuar dhe ndodhen pas hekurave.


