• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ Në shtëpinë e Vrenozit: Babai im vdiq siç jetoi, kishte shumë… (FOTO)
Home
Sociale

GRABITJA NË FIER/ Në shtëpinë e Vrenozit: Babai im vdiq siç jetoi, kishte shumë… (FOTO)

5 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Është një vlerësim shumë i denjë për babain. E falenderoj shumë edhe Presidentin”.

Denisa, vajza e Agur Vernozit që u vra nga grabitësit e armatosur, ndërsa i vinte në ndihmë pronarit të një pike këmbimi valutor në Fier, thotë se i ati e mbylli jetën ashtu siç kishte jetuar, duke bërë vepra të mira për të tjerët.

“Një person shumë altruist që sakrifikonte gjithçka për ne. Ishte si shok. Kishte një rreth miqësor të madh, shumë shakaxhi dhe me shpirt shumë të madh. Dha jetën për të tjerët”, shprehet Denisa, vajza e Agur Vernozit.

Denisa, është juriste me profesion dhe kërkon drejtësi për të atin. Por ngushëllimi i vetëm për ndarjen parakohe nga jeta është sakrifica e tij e fundit.

“Unë shpresoj shumë që ta tregoj me kalimin e kohës gjithcka kam trashëguar nga ai, sidomos motra vellezërit se ata janë shumë të vegjël nuk e kuptojnë shumë, por do ta mbajnë mend babin si hero. Ai vdiq si hero”, thotë Denisa për “Top Channel”.

“Ishte një njeri i rregullt, korrekt. I respektueshme me shoqërinë. Ishte fatkeqësi shumë e rëndë që nuk di çfarë të them”, thotë një shok i Agur Vernozit.

Kjo ishte jeta e 54-vjeçarit Agur Vernozi deri atë të premte kur hyri me ndërgjegje të plotë dhe duke goditur me karrige grabitësit u përpoq t’i vinte në ndihmë pronarit të dyqanit që po grabitej.

Aguri lë pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, të cilëve trashëgim u ka lënë humanizmin e skajshëm deri në sakrificë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Superliga/ Vllaznia mposht Besën
Previous article FOTO/ Rama mungon në seancë, ja për çfarë e shfrytëzon karrigen e tij zv.kryeministrja Mesi

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT