Xhuljan Sollaku, 20-vjeç është grabitësi i cili një natë më parë mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë. Ai është fëmija i dytë i Dhimitër dhe Tefta Sollaku nga Katund i Ri, Elbasan. 20-vjeçari ishte personi i cili qëlloi me dy pistoleta në drejtim të bluve të Fierit.
Xhuljan Sollaku, 20-vjeçari i vrarë nga policia gjatë tentativës për të grabitur një banesë në Fier
Sollaku, sëbashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçaj, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga Muçaj shkuan në vendngjarje. Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.
Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon./tvklan.al