4 kanë qenë grabitësit, dhe një luftë e vërtetë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Fierit mes hajdutëve dhe policisë, një ngjarje kjo që më shumë të kujton filmat sesa realitetin në të cilin jetojmë.
Grabitja ndodhi në orët e vona të natës në lagjen “29 nëntori” dhe i pari që ka qëlluar në drejtim të policisë ka qenë grabitësi që ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Mësohet se 33 vjeçari quhej ARBEN MUÇA dhe në duar mbante një kallashnikov, të cilin nuk ka hezituar ta përdorë kundër policisë.
ARBEN MUÇA është 33-vjeç, me origjinë nga PUKA por banues në NDROQ, TIRANE.
E çuditshmja nëkëtë histori është se Arben Muça mban të njëjtin mbiemër me pronarin e shtëpisë që do të grabitej, Minella Muça por nuk dihet ende nëse ekziston ndonje lidhje farë e fisnore mes tyre.
Aktualisht Arben Muça ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën e më vonë do të jetë pikërisht dëshmia e tij e cila mund të hedhë dritë të plotë mbi këtë ngjarje.
Nga ana tjetër, ende nuk është mësuar identiteti i njërit prej hajdutëve, personit i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimet e zjarrit. Policia rezevervohet dhe nuk ka zbardhur deri më tani emrin e tij.
Dy grabitësit e tjerë kanë mundur të largohen, teksa policia tashmë ka nisur kërkimet intensive për identifikimin dhe gjetjen e tyre.
AlpeNews.al




