Një tentativë për grabitje mbrëmjen e sotme në Kamëz i ka marrë jetën pronarit të një mini-marketi, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e tij.
Çifti Agim dhe Merita Buci, me origjinë nga Burreli, kanë qenë në dyqan kur dy grabitës janë futur dhe i kanë kërcënuar me armë, por kur kanë hasur në rezistencën e tyre, i kanë qëlluar.
52 vjeçari ka marrë një plumb në gjoks, dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë.
Në dyqan në momentet e ngjarjes ka qenë edhe djali i tyre 6 vjeçar i cili u ka shpëtuar mrekullisht plumbave.


