• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Kush është pronari i dyqanit që mbeti i VDEKUR. Gruaja tij kërkonte ndihmë… (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Kush është pronari i dyqanit që mbeti i VDEKUR. Gruaja tij kërkonte ndihmë… (DETAJET E REJA)

25 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tentativë grabitje me armë zjarri ka përfunduar me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme. Viktima është Agim Buçi 52-vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja Merita Buçi 44-vjeçe.

Çifti kishte një minimarket në rrugën “OSBE” në Kamëz, ndërsa mbrëmjen e sotme persona të armatosur dhe maskuar kanë tentuar t’i grabisin. Agresorët janë futur në minimarket duke u drejtuar armën dhe kërcënuar që të dorëzonin xhiron ditore, por hasën në kundërshtimin e pronarëve.

Agim Buçi bashkë me gruan janë përleshur me autorët, ndërsa këta të fundit i kanë qëlluar me armë zjarri duke i plagosur. Pas të shtënave autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa gruaja ka kërkuar ndihmë.

Agim Buçi është nisur me urgjencë në spital për ndihmë, por ka mbërritur i vdekur duke mos u mbijetuar plagëve që mori, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para, mësohet se Merita Buçi ka një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që autorët kanë vendosur që të grabisin minimarketin kanë përfituar nga fakti që nuk kishte shumë lëvizje për shkak të ndeshjes së Champions Leagues, ndërsa zona nuk kishte ndriçim.

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera, ndërsa vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit për të kapur autorët. Autorët dyshohet se mund të jenë larguar në drejtim të Fushë Krujës me makinë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vazhdojnë refuzimet e Melanie për Donald Trump/ Video e çiftit presidencial bëhet virale
Previous article DENONCIMI/ Ndërtuesja shet shtëpinë dhe kërcënon qytetaren: Pse ty do të jap llogari? Unë jam... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT