• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grabitja me një të vdekur e një të plagosur në FIER/ Veprimi heroik i babait të 4 fëmijëve që i kushtoi jetën
Home
Breaking News

Grabitja me një të vdekur e një të plagosur në FIER/ Veprimi heroik i babait të 4 fëmijëve që i kushtoi jetën

3 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth orës 10:55 të së premtes Agur Vrenozi dhe Gëzim Hoxha ndodheshin në punë si çdo ditë tjetër, kur 3 persona të armatosur iu afruan për të grabitur pikën e këmbimit valutor në pronësi të Hoxhës.

Ndonëse në një orë dhe një zonë me lëvizje të shumta, 3 grabitësit, Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, nuk nguruan të përdornin armën.

Në momentin që pa grabitësit brenda pikës së këmbimit të mikut të tij Hoxha, 54-vjeçari Vrenozi nuk qëndroi duarkryq, por ndërhyri.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por edhe pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, me qëllim që të ndalonte grabitësit, Vrenozi fillimisht u mbylli atyre derën.

E në përpjekje për t’i ndaluar ata, ai kapi një karrige dhe i goditi grabitësit me të.

Por pikërisht ky veprim heroik i kushtoi babai të katër fëmijëve jetën.

Grabitësit hapën zjarr duke e lënë të plagosur 54-vjeçarin në kokë.

Në gjendje të rëndë, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Fierit, e pak më vonë u transportua drejt Tiranës. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve, Vrenozi ndërroi jetë këtë të shtunë.

Dëshmitarë në zonën “Zogu i Zi” të Fierit, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë duke folur për mediat rrëfyen se e teksa Vrenozi qëndronte i plagosur përtokë, askush nuk u afrua për ta ndihmuar.

E teksa largoheshin, grabitësit qëlluan edhe pronarin e Gëzim Hoxha, duke e lënë gjithashtu të plagosur.

64-vjeçari ndodhet në spital dhe fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Ndërkohë familja e Agur Vrenozit, sot ka hapur dyert e mortit.

Për bashkëshorten, dy vajzat dhe dy djemtë e tij dhimbja nga humbja e parakohshme e bashkëshortit dhe babait nuk ka të përshkruar.

Ndërkohë, pasi morën paratë dhe plagosën Vrenozin dhe Hoxhën, 3 grabitësit u larguan me një makinë, në ndjekje të së cilës u vu policia.

Ata u kapën pak kohë më pas, njëri i zhytur në kanal kullues, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, ndërsa dy të tjerët pak më tutje.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Zini Fyraj, një emër jo i panjohur për policinë.

37-vjeçari nga Vlora vetëm një vit më parë ishte arrestuar për grabitje me dhunë të një të riu në Vlorë, të cilit i kishte marrë 4 mijë euro.

Por Fyraj ishte lënë i lirë, për arsye ende të paqarta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN LAME/ Kujdes me zullumet e pronave në bregdet
Previous article A nuk mendoni dhe ju njësoj?! Këto janë gjërat që me siguri acarojnë këdo që i sheh (Foto)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për... Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SARANDË/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet për...

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja Aktualitet

KËRCËNOI PUNONJËSEN DHE VODHI NJË SHUMË PARASH/ Bie pre e grabitjes një pikë shërbimi e telefonisë celulare në Durrës, i riu arratiset nga vendngjarja

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë Aktualitet

RAPORTI/ Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT