• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME ARMË NË PIKËN VALUTORE/ Policia nis verifikimin për 2 punonjëset! Dyshohet se bashkëpunuan me autorin
Home
Breaking News

GRABITJA ME ARMË NË PIKËN VALUTORE/ Policia nis verifikimin për 2 punonjëset! Dyshohet se bashkëpunuan me autorin

25 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka nisur verifikimet për dy punonjëset e pikës së këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, pikë e cila u grabit dje nën kërcënimin e armës. Dyshohet se autori ende i paidentifikuar, kishte dijeni për shumën e parave që ndodheshin në pikë.

Verifikimet e dy punonjësve kanë nisur me dyshimet, nëse ndonjë prej tyre ka bashkëpunuar me autorin nisur edhe nga dera që ka qenë e hapur për t’u futur autori lehtësisht në vendin ku ndodheshin paratë. Pika e këmbimit valutor u grabit në zonën e Unazës së re në Tiranë pak minuta pasi kishte nisur aktivitetin mëngjesin e të shtunës. Autori dyshohet se ka marrë të paktën 30 mijë euro përmes kërcënimit të punonjëseve.

Grabitësi ishte i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar me maskë anti-covid dhe me syze të errëta, u fut në ambientet e brendshme të pikës së këmbimit valutor. Agresori shihet teksa nxjerr një pistoletë që nuk dihet nëse është armë e vërtetë apo imituese dhe me shpejtësi hynë në pjesën e banakut ku qëndrojnë punonjëset. Nën kërcënimin e armës kërkon paratë dhe në një moment godet me grusht në shpinë njërën prej punonjëseve.

E gjendur nën kërcënimin e armës, ajo i tregon grabitësit sirtarët ku mbahen paratë. Autori me shpejtësi nis marrjen e kartmonmedhave të cilat i fut në pjesën e brendshme të bluzës teksa kontrollon ngado me armën në dorë. Gjatë kohës që grabitësi merr topat me para, në derën e parë të pikës së këmbimit valutor shfaqet një grua, së cilës, sipas pamjeve të kamerës, njëra prej punonjësve ia bën me shenjë dhe ajo largohet menjëherë. E gjithë skena zgjat rreth 1 minutë e 20 sekonda. Grabitësi u largua qetësisht nga biznesi dhe me një biçikletë humbi gjurmët nëpër rrugica.

Policia e Tiranës vendosi 5 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që mund të japë informacion të vlefshëm për identifikimin e autorit në numrin: 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI MBRËMË NË KAMZË/ Degjeneron sherri mes dy të rinjve, njëri prej tyre nxjerr armën, por ndalohet nga...
Previous article PËRNDIQTE NJË GRUA/ Arrestohet 63-vjeçari në Dibër. Në pranga dhe një tjetër pasi dhunoi vëllanë

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT