Me 29 prill, (nesër) mbushen plot 20 ditë nga grabitja e milionave nga aeroporti i Rinasit.
Gjatë këtyre ditëve, të reja tronditëse kanë dal në pah ashtu si dhe është bërë e mundur arrestimi i gjashtë përsonave nga policia e shtetit.
I fundit ishte i Ragip Hajdinit, kosovarit 50 vjeç i njohur ndryshe si “Daja”, i cili dyshohet të ketë qenë truri i grabitjes së bashku me viktimën Admir Murataj.
Murataj i është zbuluar një foto, disa ditë para se të vinte në punë “master” planin e tij. Ai ndodhet piëkrisht në vilën e tij në Prezë. Kjo e fundit u zbulua fillimisht nga mediat si një vilë luksoze nga e cila Murataj vëzhgonte terrenin.
Megjithatë, këtë teori e ka hedhur poshtë vëllai i tij, Can Murataj i cili në intervistën e dhënë u shpreh se Admiri nuk jetonte aty dhe se ai dhe bashkëshortja e Murataj kishin vite që nuk e takonin.
Ëshë pikërisht kjo foto e publikuar që e nxjerr “blof” vëllain e Murataj.
Pyetja është, nëse ka gënjyer për këtë, çfarë tjetër ende nuk dimë prej tij?
Përgatiti: AlpeNews.al



