• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E RINASIT/ Si  e “fundosi” gruaja Klement Çalën para policisë
Home
Breaking News

GRABITJA E RINASIT/ Si e “fundosi” gruaja Klement Çalën para policisë

20 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Supergrabitja e Rinasit ka mbetur ende e pazbardhur plotësisht, kjo për shkak se paratë ende nuk janë gjetur, por edhe për faktin se një prej të dyshuarve kryesorë, Klement Çala, nuk është arrestuar.

I dyshuar si një ndër ideatorët e 9 prillit, për 32-vjeçarin nga Elbasani nuk ka informacione për vendodhjen e tij, ndërsa vijon të qëndrojë si një nga të shumëkërkuarit me kartelë të kuqe në Interpol.

Fillimisht, policia nuk kishte informacione mbi përfshirjen e të riut në supergrabitje, por një ditë pas ngjarjes ishte bashkëshortja e tij ajo që indirekt bëri blutë të dyshojnë.

Në një kohë që për vrasjen e Admir Muratajt mediat flisnin për një 32-vjeçar të vrarë në shkëmbimin e zjarrit me policinë, bashkëshortja e Klementit, Sulltane Çala u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por edhe në morg, kjo për shkak se mendonte se Çala mund të kishte mbetur i vrarë.

Të gjendur përballë kësaj situate, agjentë të policies dyshuan në përfshirjen e 32-vjeçarit, ndërsa survejuan për disa ditë bashkëshorten e Klement Çalës.

Pas arrestimit të Alkond Bengasit dhe dëshmisë së tij që Klement Çala ishte i përfshirë e përforcoi më shumë dhe deklarata e dhënë në polici e bashkëshortes së tij.

Burime pranë uniformave blu thanë se Sulltane Çala ka thënë para hetuesve se herën e fundit që ka parë Klement Çalën ka qenë data 9 prill, pikërisht ditën e supergrabitjes. Sipas saj, 32-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në orën 9 të mëngjesit për të mos u kthyer më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Inter ka gati 30 milionë euro për yllin e "Djajve të Kuq"...
Previous article ALARMOI PARISIN/ Publikohen pamjet: Si u ngjit 40 vjeçari në majë të kullës Eiffel

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË TORINO/ Arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT