• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E RINASIT/ Detajet e reja: Murataj mbante një shkop… makinat ishin spërkatur me benzinë
Home
Breaking News

GRABITJA E RINASIT/ Detajet e reja: Murataj mbante një shkop… makinat ishin spërkatur me benzinë

12 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

A2 raporton se kanë qenë 8 persona që kanë marrë pjesë në grabitjen e aeroportit të Rinasit, ndërsa përdorën një automjet të modifikuar në shasi, në rast se do të hasnin probleme në hapjen e dyerve që rrethojnë perimetrin e sigurisë. Burime pranë policisë thanë se në grabitjen spektakolare dyshohet se janë angazhuar 8 persona, të cilët kanë luajtur rol në vëzhgim, por edhe në djegien e dy automjeteve të tjera, njëri prej të cilëve u bë për të shpërqendruar ndjekjen e policisë. Nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor mësohet se automjeti i loguar me “Hetimi Tatimor”, në të vërtetë nuk është një makinë tip Volkswagen, por një Ford i modifikuar.

Në pjesën e shasisë, sipas ekspertizës, ishte vendosur një shinë treni, e cila ka ndihmuar në heqjen e bllokut të betonit në hyrje të Rinasit, por edhe në dalje, në hapjen e portës së emergjencës. Për sa i përket vendngjarjes, ku u bë dhe shkëmbimi i zjarrit, hetuesit thanë se makina ka qenë e spërkatur me benzinë dhe Admir Murataj mbante në dorë një shkop të mbështjellë me sfungjer, për t’i vënë flakën. Dyshimet janë hequr dhe për njërin prej grabitësve, i cili u përfol se mund të ishte plagosur. Në vendngjarje policia ka gjetur gjurmë gjaku, por pas analizave, rezultuan se ishin të njëjtat me 47-vjeçarin i cili mbeti i vrarë.

Automjeti i djegur në Bathore ka luajtur rol kyç për shpërqendrimin e policisë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë para se të ndodhte grabitja, rezulton se furgoni tjetër kishte disa javë që qëndronte i parkuar në zonë. Djegia e tij ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe fillimisht të gjitha kontrollet u kryen aty, në një kohë që furgoni tip Benz me grabitësit dhe paratë u dogj në një nga tunelet e fshatit Dritas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E OPOZITËS/ Rrethohet Kryeministria. Ja masat e marra (FOTOT)
Previous article GRABITJA NË RINAS/ Dalin detaje të reja: Shina treni në shasinë e furgonit, u përfshinë...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr Aktualitet

DETAJET/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

SULMOHET GJYKATA E APELIT NË TIRANË/ Protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje Aktualitet

SULMOHET GJYKATA E APELIT NË TIRANË/ Protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT