Tre persona të maskuar kanë grabitur mbrëmjen e sotme banesën e Elton Kelmendit në Shkozet të Durrësit, një biznesmen transporti.
Ngjarja:
Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë lanë të lirë disa kilometra më tutje. Dyshohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.
“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.
AlpeNews.al mëson se Elton Kelmendi është personi mëposhtë:
Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se Elton Kelmendi, që nga vitit 2009, ka në pronësi një kompani që merret me transport rrugor kombëtar dhe ndërkombëtar mallrash për të tretë e me qira, si dhe me tregti me pakicë e import-eksport të artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë.




