• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITI ME ARMË 2 KARBURANTË/ Zbardhet dëshmia pas arrestimit: Doja PARA për të ikur në Greqi
Home
Breaking News

GRABITI ME ARMË 2 KARBURANTË/ Zbardhet dëshmia pas arrestimit: Doja PARA për të ikur në Greqi

6 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mariglen Muftaraj, 27 vjeç, u vu në pranga pasi, i maskuar dhe i armatosur mekallashnikov, arriti të grabiste dy pika karburanti në një hark kohor prej 5 orësh.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Novoselës, ndërsa autori është banues në fshatin Plashnik të Beratit. Fillimisht, riu ka kryer grabitjen e karburantit brenda Novoselës, në pronësi të shtetasit Y.B., ngjarje e ndodhur rreth orës 00:40 të së premtes, ku dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.

grabitja ne vlore

Ndërsa 5 orë pas kësaj, rreth orës 05:53, 27-vjeçari, pranë mbikalimit të Novoselës, në autostradën Vlorë-Fier, ka kryer dhe grabitjen e kar burantit në pronësi të shtetasit F.S.

I maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit automatik, ai ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe 150 euro. Pasi ka kryer grabitjen, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por në ndjekje janë vënë forcat e Policisë, të sinjalizuara për grabitjen e ndodhur. Ato u organizuan dhe u ndanë në grupe të posaçme për t’u shpërndarë në terren, gjë e cila solli arrestimin e tij brenda një kohe të shkurtër.

I riu u kap teksa tentonte që të fshihej mes shkurreve në një zonë mes fshatrave Aliba-Akërni. Në momentin e prangosjes, Policia ka sekuestruar dhe armën tip kallashnikov si dhe paratë që kishte grabitur. Në momentin e arrestimit, 27-vjeçari mbante ende kapuçin në kokë, ndërsa armën e kishte hedhur disa metra larg. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të të dyja grabitjeve, ai ka deklaruar se ishte detyruar t’i kryente ato për të siguruar para për të emigruar në Greqi. Fakti që në grabitjen e parë ka dalë duarbosh, pasi ka arritur të marrë vetëm 3 mijë lekë të rinj, ka “detyruar” atë që të kryejë një tjetër grabitje.

karburani i grabitur ne vlore

“Më duheshin lekë për të shkuar në Greqi”, është ajo që Mariglen Muftaraj ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Vlorës. 27-vjeçari, pavarësisht se jetonte në Berat, është emër i skeduar nga Policia e qytetit bregdetar, pasi rezulton me precedentë penal për grabitje. Madje, nga Policia e Vlorës, konfirmohet se i riu vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, ku vuante dënimin për grabitje, në zonën e tij në Berat. Sipas Policisë, 27-vjeçari mendohet të ketë mbërritur prej mbrëmjes së të enjtes në Vlorë, përpara se të kryente edhe dy grabitjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajza tetë vjeçare gjen shpatën 1,500 vjeçare në liqen (FOTO)
Previous article 5 llojet e pantallonave që mund të veshësh këtë vjeshtë në vend të xhinseve (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT