• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËN 66 VILA/ Ja ku e kishin FSHEHUR  pasurinë 2 milion euro 3 “skifterët” shqiptarë  (EMRAT)
Home
Breaking News

GRABITËN 66 VILA/ Ja ku e kishin FSHEHUR pasurinë 2 milion euro 3 “skifterët” shqiptarë (EMRAT)

23 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kuadër të hetimeve kundër një bande shqiptare të specializuar për vjedhje të vilave dhe shtëpive në verilindje të Italisë, policia në Pordenone ka zbuluar rreth 1.3 kilogramë stoli me vlerë rreth 1 milion euro, një pistoletë dhe një kasafortë me municione brenda.

Grupi ka kryer 66 vjedhje të rënda në shtëpi për periudhën nëntor 2018 – shkurt 2019, duke marrë bizhuteri, para, armë zjarri dhe sende të tjera me vlerë. Policia identifikoi vende të fshehta të përdorura nga grupi.

Një prej tyre ishte një zonë e pyllëzuar pranë lumit në Conegliano. Aty, grupi kishte varrosur xhevahiret dhe një pistoletë Smith & Wesson.

Arma besohet të jetë vjedhur më 21 janar të këtij viti. Hetimet tani po vazhdojnë për të identifikuar pronarët e ligjshëm të pasurive të vjedhura gjatë bastisjeve të tjera të fshehta të kryera në provincat e Pordenonit, Trevisos dhe Bellunos, përveç 66 vjedhjeve të konstatuara nga bandat kriminale.

Që prej 25 prilli, në burg janë tre shqiptarë, të cilët kanë pranuar krimet kundër pronës. Grupi ishte i specializuar për vjedhjet e shtëpive, marrjen e kasafortave dhe kabinave të blinduara, duke pasur si bazë logjistike dy dy apartamente respektivisht të gjetura në Conegliano dhe Treviso.

Pas këtij zbulimi, në pranga kanë përfunduar shqiptarët: Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedentë, me vendbanim në Conegliano, Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjeç nga Peqini dhe banues në Conegliano, dhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi, pa një vendbanim fiks në Itali.

Tanimë, policia ka verifikuar rreth 2 milionë euro të ardhura të paligjshme midis parave, orëve të shtrenjta, shufrave të argjendit, pistoletave dhe municione. Mediat italiane shkruajnë se të ardhurat e tyre janë transferuar në Shqipëri ku edhe janë “ricikluar”.

Bizhuteri të shumta u janë kthyer pronarëve të tyre të ligjshëm, me vlerë qindra mijëra euro, të njohura nga viktimat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Manchester City reagon për kalimin e Guardiolës te Juventusi
Previous article HOROSKOPI DHE VIP-AT/ Emina Cunmulaj ka një "zemër të bardhë" fiks si një virgjëreshë tipike

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT