• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËN 13 MILIONË LEKË NË POSTËN E KRUJËS/ Zbardhen EMRAT e të arrestuarve (Çfarë u gjeti Policia në banesa)
Home
Breaking News

GRABITËN 13 MILIONË LEKË NË POSTËN E KRUJËS/ Zbardhen EMRAT e të arrestuarve (Çfarë u gjeti Policia në banesa)

7 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Tre ditë pas grabitjes së postës, policia ka arrestuar gjashtë persona. Të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përfituar edhe nga fakti i ‘çuditshëm’ i ikjes së dritave në Krujë arritën të grabisnin postën. Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Dëshmitë dhe gjurmët e gishtave kanë sjellë zbulimin e autorëve që solli më pas prangosjen.

Ata fillimisht janë shoqëruar duke u kërkuar informacion se ku ndodheshin natën e grabitjes dhe shpjegime për lekët e gjetura në makinë dhe armët, ndërsa janë ‘gozhduar’ nga gjurmët e gishtave që u janë gjetur. Operacioni është në vijim dhe mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar. Personat e arrestuar janë të skeduar si kontigjent kriminal, në vjedhje apo kultivim kanabisi.

Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës, ndërsa dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalzit. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje.

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj deklaroi dy ditë më parë se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. Ai tha se sistemi i sigurisë ka funksionuar, ndërsa përgjegjësinë për grabitjen e ka kompania e sigurisë, që do të paguajë deri në qindarkën e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MY OH MY"/ Moderatorja shqiptare e sportit nuk i lë vend imagjinatës me bikini minimalist (FOTO)
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Dalin rezultatet, Vetëvendosja siguron 32 deputetë, LDK-ja 29

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT