• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GOTITI TË MOSHUARËN 20 HERË ME THIKË/ I vrau nënën, plagosi djalin dhe nusen. Zbulohet shkaku i krimit në…
Home
Aktualitet
Kronikë

GOTITI TË MOSHUARËN 20 HERË ME THIKË/ I vrau nënën, plagosi djalin dhe nusen. Zbulohet shkaku i krimit në…

2 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2 personave të tjerë, që janë djali i së ndjerës dhe nusja e shtëpisë, qe ndodhen të shtruar spitalin e Shkupit në gjendje të rëndë, ka ardhur si pasojë e një grindjeje për një borxh prej 1 500 eurosh.

 

Personi i dyshuar që ka vrarë të moshuarën dhe ka plagosur dy të tjerët, i kishte dhënë këtyre të fundit një borxh për blerjen e banesës ku ata jetonin. Borxhi i mbetur ishte 1 500 euro, edhe pse pretendohet se borxhi prej 1 500 eurove ishte shlyer, agresori pretendonte se ajo shumë ishte me kamatë dhe pretendonte të merrte edhe shumën e kamatës nga çifti, shumë që kishte shkuar, sipas informacioneve të marra në vendngjarje, në 20 000 euro.

Alsat mëson se çështja kishte shkuar në gjykatë por mosmarrëveshja ishte në shqyrtim e sipër. U dyshuari i krimit rreth orës 4 të mëngjesit ishte paraqitur sërish në banesën e çiftit për t’u kërkuar edhe një herë paratë e pretenduara nga kamata. Në banesë në ato momente ndodheshin vjehrra dhe e reja e saj, ndërsa djali ndodheshe jashtë banesës.
I dyshuar fillimisht ka sulmuar plakën 76-vjeçare me të paktën 20 goditje me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur rëndë po me thikë nusen e shtëpisë. Në ato momente është kthyer edhe djali në shtëpi por edhe ai është sulmuar me të njëjtën thikë dhe ai është plagosur rëndë.
Nga të bërtiturat dhe ulërimat që janë dëgjuar në zonë komshinjtë kanë lajmëruar policinë. Me të shkuar policia në vendngjarje agresori ka tentuar të largohet por është kapur një orë më pas prej saj, rreth orës 5 të mëngjesit në qytetin e Gostivarit. Kujtojmë se 76-vjeçarja nuk jetonte me çiftin por kishte qenë mysafirë në shtëpinë e çiftit.

Mësohet se agresori është punonjës i Njësisë Zjarrfikësve së Gostivarit, por policia për momentin, për shkak edhe të hetimeve në rrjedha, nuk jep detaje për identitetin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Mbytet një person në plazhin e Shëngjinit (EMRI)
Previous article “TË KAPUR NGA RAMA"/ Reagojnë analistët Baze, Balla e Minxhozi: Turpi i Lulit, letra u ngjan qarkoreve të KQ të PPSH dikur

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT