• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Gondola, ikona e Venecias në rrezik nga zhdukja. Brezi i ri humb interesin për ruajtjen e traditës
Home
Kulturë

Gondola, ikona e Venecias në rrezik nga zhdukja. Brezi i ri humb interesin për ruajtjen e traditës

19 April, 2018 anxheladoko Kulturë

Gondolat, varkat turistike në rrugët ujore të Venecias janë ikona romantike dhe simboli i qytetit italian. Të prodhuara për herë të parë në shekullin e 19, gondolat unike tani janë në rrezik nga zhdukja. Disa thonë se ato janë viktimë e një brezi të ri që duket më pak i interesuar në ruajtjen e këtyre varkave të veçanta. Por, siç njofton korrepondentja e Zërit të Amerikës, një punishte në këtë qytet ia ka vënë mision vetes për të prodhuar dhe ruajtur gondolat për brezat e ardhshëm.

Gondolat u japin turistëve pamje të paharrueshme të qytetit të bukur të Venecias. Rreth 400 prej tyre lundrojnë nëpër kanalet e qytetit.

“Kam dëgjuar se gondola është objekti më i fotografuar në botë dhe kjo më bën të lumtur”, thotë Roberto Tramontin, i kompanisë “Tramontin & Figli”.

Roberto është marrë me ndërtimin e gondolave në punishten e tij për 48 vjet, një biznes familjar që e themeloi stërgjyshi i tij në vitin 1884.

“Ai hapi punishten e tij kur ishte 32 vjeç, pasi mori njohuritë dhe aftësitë nga mjeshtrit e asaj kohe”, thotë ai.

Ndërtimi i një gondole merr rreth dy muaj. Duke përdorur tetë lloje druri, varka montohet me kujdes me 280 pjesë të përgatitura me punë dore. Dërrasave u jepet forma duke i njomur me ujë, dhe përmes përpunimit të tyre në zjarr pas procesit të tharjes.

Për të ruajtur origjinalitetin e tyre, punishtja e Tramontin-it ende përdor matje tradicionale veneciane. Sistemi metrik nuk hyri në përdorim në Itali deri në fund të shekullit të 19-të.

“Kur erdha këtu solla një vizore metrike druri, por shumë shpejtë mësova se në këtë punishte nuk përdoret centimetri, por këmbët veneciane”, thotë zdrukthtari Matteo Tamassia.

Kërkesat për gondola tradicionale kanë rënë me kalimin e viteve. Në vitet 1960, punishtja e Tramontin-it prodhonte tre gondola në ditë, por tani, ajo prodhon vetëm një në vit.

Por, mjeshtëria që zbatohet në prodhimin e çdo varke vlerësohet nga pronarët krenarë të produkteve të prodhuruara nga Tramontini.

“E veçanta e gondolave të Tramontinit është manovrimi i lehtë. Ajo lundron me lehtësi dhe ka një formë dhe siluetë unike”, thotë Alessio Trentin, pronar gondole.

Por, Tramontini shpesh mendon për fatin e këtyre anijeve krenare veneciane.

“Gjithmonë do të ketë diçka të zezë që lundron në Venedik, të zbukuruar mirë, që do ta quajnë gondola. Por nëse jo, atëherë ndoshta do të ketë varka plastike ose gomone”, thotë ai.

Një gjë është e sigurtë thotë ai: gondola e Tramontinit do të vazhdojë të prodhohet njësoj si paraardhëset e saj, me vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe traditës./voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI PER VDEKJE të moshuarin dhe u largua/ Policia arreston në flagrancë autorin (EMRI)
Previous article FMN: Borxhi global, më keq se përpara krizës financiare. Të merren masa të menjëhershme

anxheladoko

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT