• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Gomone me gjysmë ton kanabis drejt Italisë, arrestohen dy trafikantë shqiptarë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

Gomone me gjysmë ton kanabis drejt Italisë, arrestohen dy trafikantë shqiptarë (VIDEO)

26 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një gomone e mbushur me gjysmë ton kanabis e nisur nga Shqipëria drejt Italisë, është kapur nga policia italiane në zonën e San Marinos. Gjatë operacionit të koduar “Themis2018”, u arrestuan edhe dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bordin e gomones. Ata janë identifikuar si S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç.

Mjeti lundrues u ndalua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga mediat italiane. Autoritetet sekuestruan 500 kg kanabis gjatë operacionit anti-drogë që u zhvillua nga deti dhe nga ajri, me ndihmën e helikopterëve të Frontex.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë dhe me motor të fuqishëm 200 kuaj. Trafikantët tentuan të arratiseshin dhe ndjekja u zhvillua për disa orë në det në kushte të këqija atmosferike. Sipas hetuesve italianë, vlera e kanabisit përllogaritet në rreth 5 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë. Në këtë operacion ka bashkëpunuar edhe policia shqiptare. /tvklan.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL/ Bleonës i mbarojnë fustanet e natës, vesh të njëtin sa herë del në foto
Previous article MASAKRA TEK ZOGU l/ Krimet e Rënda shpallin mos kompetencë për 3 vrasjet e bujshme. Rigjykim nga e para

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT