• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GOMONE ME DROGË NGA SHQIPËRIA DREJT TURQISË”/ Reagon Policia e Shtetit: Ja e vërteta
Home
Aktualitet
Kronikë

“GOMONE ME DROGË NGA SHQIPËRIA DREJT TURQISË”/ Reagon Policia e Shtetit: Ja e vërteta

25 September, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në ujërat greke, pasi dy skafe që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria, kanë tentuar të futet në ujërat turke.

Dy skafet janë pikasur fillimisht nga rojet bregdetare turke të cilët i kanë ndjekur nga pas, por pa sukses. Në ndihmë të tyre erdhën edhe 10 anije greke, një avion dhe një helikopter i FRONTEX, të cilët bënë të mundur kapjen e njërës prej gomoneve. Në pranga ranë tre persona, ku referuar mediave greke, dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe një tjetër italian.

Një lajm i tillë, për ndalimin e dy shqiptarëve dhe një italian është konfirmuar edhe nga policia shqiptare, por këta të fundit mohojnë që në skaf të jetë gjetur drogë. Sipas tyre, nuk ka të dhëna që skafet të jenë nisur nga Shqipëria

“Në lidhje me një lajm të bërë publik në disa media, të cilat i janë referuar burimeve mediatike greke se dyshohet që dy gomone janë nisur nga Shqipëria dhe se Policia Greke është duke zhvilluar operacion, sqarojmë opinionin publik se: Nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë. Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe nga komunikimi i deritanishëm  dhe shkëmbimi i informacionit  nuk ka asnjë të dhënë  që  mjetet lundruese të jenë  nisur nga Shqipëria. Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit. Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë”, njofton policia shqiptare.

Në operacionin e policisë greke raportohet se ka pasur edhe të shtëna. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e gomones së dytë.

Foto nga ndjekja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GOLDEN BOY 2019"/ Ja 10 lojtarë të La Ligas në listën e "Top 40"
Previous article E VESHUR SEKSI ME KOSTUM/ Nora Istrefi i ''çmend'' të gjithë në rrugët e Prishtinës

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT