• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GOITJA E GRUPEVE KRIMINALE/ Dalin pamjet e operacionit! ‘Tufa eurosh’, armë, celularë e jelek antiplumb
Home
Breaking News

GOITJA E GRUPEVE KRIMINALE/ Dalin pamjet e operacionit! ‘Tufa eurosh’, armë, celularë e jelek antiplumb

10 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Këto janë pamjet e operacionit “Rikthimi” që goditi disa grupe kriminale të trafikut të drogës, ku pjesëtarë ishin edhe anëtarë të fisit Rraja, mes tyre edhe djali i ish-deputetit Rrahman Rraja. Në pamje, dallohen eurot e sekuestruara pas kontrolleve të ushtruara në 12 banesa e ambiente të tjera.

VIDEO

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë. Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

“Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;

P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;

A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;

Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;

S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;

M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;

A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);

I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).

Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.

Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.

Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI TRUMP-NETANYAHU MË 29 DHJETOR/ Fokusi i bisedimeve, situata në Gaza
Previous article 2 MIJË GJOBA NË 24 ORË/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT