• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITJA E HELIKES I MORI JETEN FEMIJËS/ Plazhi i Potamit PA korridor për mjetet lundruese, zbulohet dëshmia e drejtuesit
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITJA E HELIKES I MORI JETEN FEMIJËS/ Plazhi i Potamit PA korridor për mjetet lundruese, zbulohet dëshmia e drejtuesit

2 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Enrik Mehmeti ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në plazhin e Potamit, ku një fëmijë u përplas për vdekje nga një gomone, me drejtues Arjan Tasen.

Viktima është një vajzë 7 vjeçe me inicialet J.A., familja e së cilës kishte ardhur nga Anglia ku edhe jetojnë prej vitesh për të pushuar në Jug të vendit.

Ndërkohë, drejtuesi i gomones Arjan Tase udhëtonte se bashku me dy persona të tjerë, të cilëve do t’u merret dëshmia nga policia.

Mjeti lundrues është gomone me dy motorë 2 x 300 hp dhe rreth 7 metra e gjatë, ndërsa mban emrin “Nëna 154”. Nuk ka pasur rezistencë nga ana e drejtuesit të gomones, teksa policia e rendit e ka kapur në flagrancë duke e shoqëruar menjëherë për në komisariat.

Tase në dëshminë e tij dhënë në Komisariatin e Himarës, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti në mjetin ujor.

Por një version ndryshe nga ai kanë dhënë pushuesit që kanë parë nga afër momentin tragjik kur fëmija u godit nga mjeti lundrues dhe ndërroi jetë.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se gomonia është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë.

Ata pretendojnë se nuk kanë parë një defekt në skaf. Këtë herë ndryshe nga incidenti në plazhin e Jalit, ku drejtuesi përfundoi në det dhe gomonia pësoi defekt duke lëvizur pa kontrollin e tij, në rastin e sotëm drejtuesi ka qenë ende në mjet dhe ka pasur edhe dy miqtë e tij.

Fakt tjetër sipas gazetarit Mehmeti është se plazhi i Potamit nuk ka një korridor për hyrjen apo daljen e mjeteve ujore.

Sipas ligjit në fuqi për lëvizjen e mjeteve lundrues, Arjan Tase duhet t’i qëndronte larg bregut dhe nuk duhet t’i afrohej sepse nuk vend të miratuar për gomone apo skafe.

Ndërkohë, mbetet të shihen rezultatet e hetimit për të kuptuar nëse mjeti lundrues ka pasur vërtet një defekt siç pretendon Arjan Tase apo ka lëvizur me shpejtësi në një breg ku nuk lejohej qarkullimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNA 154"/ Kjo është gomonia e fuqishme që përplasi për vdekje fëmijën në plazhin e Potamit
Previous article "SHIKOJENI MONSTRËN, BËN TRIMIN"/ Përplasi 5-vjeçaren me gomone, ulërima e të bërtitura mes pushuesve dhe autorit

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT