• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITI ME GRUSHT BERISHËN/ Sot pritet të dalë para gjykatës Gerti Shehu! Vite më parë kishte dhunuar…
Home
Breaking News

GODITI ME GRUSHT BERISHËN/ Sot pritet të dalë para gjykatës Gerti Shehu! Vite më parë kishte dhunuar…

9 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I riu që sulmoi dhe plagosi shefin e opozitës, Sali Berishën, teksa ky i fundit po i drejtohej bulevardit për të nisur një protestë, pritet të dalë sot para Gjykatës.

Sipas të dhënave, Prokuroria ka kërkuar të lihet në masën e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka personi, por ky vendim do të jetë në duart e Gjykatës së Tiranës. Gerti Shehu do të vlerësohet në këtë masë sigurimi për dy akuza, ndërkohë që priten edhe konkluzionet e një ekspertimi mental për të verifikuar gjendjen e shëndetit mendor të autorit të sulmit të paprecedentë.

Por, teksa tek autoritetet hetimore vijon të thuhet se personi ka një kartelë mjekësore në të cilën vërtetohet se ai vuan nga probleme të këtij shëndeti, në fakt ekziston vetëm një vërtetim mjekësor i lëshuar nga ana e një mjeku të një klinike private, vërtetim i cili është dhënë për përdorim të përgjithshëm kudo që do t’i nevojitet personit. Nëna e të prangosurit dhunues ka dalë publikisht me një deklaratë, duke bërë me dije se djali i saj ka vërtet probleme, por sipas të dhënave, ky person në muajin shkurt të këtij viti është ndaluar në afërsi të Kodrave të Liqenit, duke shpërndarë kanabis bashkë me dy persona të tjerë.

Po në këtë muaj, sipas të gjitha verifikimeve, Gerti Shehu, që sulmoi liderin e Partisë Demokratike, ka rinovuar patentën e tij, me të cilën bëhet me dije se ishte edhe shpërndarës picash me një motor. Por edhe më herët, Shehu kishte kryer atë punë, ndërkohë që vërtetimi mjekësor i lëshuar nga ana e mjekut psikiatër bëhet me dije se ka ndodhur shumë kohë më vonë, pasi ai është jo vetëm diagnostikuar, sipas vërtetimit, por edhe që është ndaluar për shpërndarje droge në zonën e Liqenit.

PLAGOSJA TJETËR

Gerti Sheh bëhet me dije se është autori i një tjetër sulmi të dhunshëm ndaj një personi në vitin 2017. Ai e ka sulmuar rojën e një objekti, duke e lënë të plagosur rëndë dhe sipas të dhënave të Policisë, Gerti Shehu u vu në pranga për plagosje, por më vonë Prokuroria e Gjykata nuk arritën dot ta mbanin në qeli, por e lanë të lirë me një gjobë, siç e parashikonte neni i veprës penale që kishte caktuar prokuroria. Duke iu referuar këtyre burimeve, “viktima” e dhunës brutale të autorit që sulmoi Sali Berishën në afërsi të bulevardit, ka qenë roja i palestrës në të cilën shkonte Gerti Shehu. Ndonëse familjarët dhe Policia pretendojnë se Shehu ishte një person i papunë dhe në kushtet e vështira ekonomike, bëhet me dije se ai ushtrohej në palestër prej shumë vitesh. Madje viteve të fundit, ai kishte hapur edhe kanalet e tij në “Youtube”, në të cilën hartonte vargje dhe dukej se përcillte edhe mesazhe. Burime konfidenciale bëjnë me dije se Shehu e plagosi rojën e palestrës pas sherrit për një pult televizori. Ai pasi e dhunoi me grushte e goditi edhe me një tullë në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

SHKURT 2022

Sipas të dhënave të një materiali hetimor që gjendet në Prokurori, bëhet me dije se Gerti Shehu së bashku me 3 persona të tjerë u arrestuan për shitje të lëndëve narkotike në shkurtin e këtij viti. Sipas të dhënave hetimore, Gerti Shehu dhe 3 personat e tjerë u ndaluan në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit, 2 prej personave me të cilët shoqërohej Gert Shehu iu gjetën lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Dy prej tyre, sipas të dhënave policore, pranuan akuzat duke pretenduar se janë përdorues, por gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre Policia gjeti një tjetër sasi droge. Ndërkohë, dy personat u morën të pandehur nga Prokuroria e Tiranës dhe më pas çështja e tyre kaloi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatë.

Gerti Shehu tashmë do të përballet me drejtësinë me akuza të rënda, por së pari duhet të pritet ndonjë ekspertim i shëndetit mendor. Prokuroria vijon hetimet, ndërkohë po merren dëshmi të të gjithë personave që kanë njohje me të, pasi ai doli nga xhamia e tabakëve dhe iu drejtua selisë së Partisë Demokratike nga ku pritej të dilte edhe lideri i saj, që ai tha se e kishte menduar prej kohësh atë veprim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E PLANIFIKUAR"/ Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
Previous article "8 DHJETORI, SHIJA PARË E LIRISË"/ Mesila Doda: Nuk u bë kurrë një “divorc” i vërtetë nga mentaliteti i së shkuarës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT