• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“8 DHJETORI, SHIJA PARË E LIRISË”/ Mesila Doda: Nuk u bë kurrë një “divorc” i vërtetë nga mentaliteti i së shkuarës
Home
Politikë

“8 DHJETORI, SHIJA PARË E LIRISË”/ Mesila Doda: Nuk u bë kurrë një “divorc” i vërtetë nga mentaliteti i së shkuarës

8 December, 2022 F.autor Politikë

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në emisionin Radari Informativ me gazetaren Juli Xhokaxhi foli për lëvizjen e dhjetorit që solli dhe demokracinë. Ajo tha se 8 Dhjetori ishte shija e parë e lirisë.

“Ajo që ndodhi ishte një konsekuencë gjeopolitike e rajonit dhe kampit të lindjes. Kur dëgjuam se kishte ndodhur në qytetin Studenti, shkuam të nesërmen që t’i mbështesnim. Kishte tendenca dhe më parë që të krijohej një lloj pluralizmi fasadë sepse u tentua që organizata të tjera si fronti demokrati të kishin kandidatë në vete në zgjedhje.

Ajo që ndodhi ishte e papritur megjithëse kishte ndodhur, ishte shemba e bustit të Stalinit në Shkodër, demonstratat në Kavajë por mbahej nën kontroll nga regjimi. “, tha ajo.  Më tej, duke iu referuar viteve pasuese dhe situatës politike aktuale, Mesila tha se nuk u bë kurrë një divorc i vërtetë nga mentaliteti i së shkuarës. Sipas saj, janë ndërtuar individë të fortë por jo institucione të forta.

“Shumë prej nesh u futën dhe bënë detyrën që ta bënte çdo i ri ndaj atdheut. Këtu hyn pjesa idealiste dhe që na takonte secilit që ta bëjë ndryshimin. Nëse më flisni për lidhjen tonë me politikën, kemi dështuar si klasë politike. S’do ta harrroj kurrë fjalën e Gramoz Pashkos kur po e përjashtonin nga partia dhe tha se je përgjegjës për partinë e parë pluraliste në vend. Ky ishte dëmi më i madh që iu dha partive politike dhe veçanërisht PD-së. PD ishte shpirti i lirë. Ajo që ndodhi që ishte e pafalshme, ishte tentativa për të mbajtur të njëjtën ideologji dhe mentalitet dërrmues dhe përjashtues ndaj kundërshtarit.

Kjo është arsyeja pse neve po e vuajmë varfërinë e madhë të klasë politike. Zhdukja që iu bë një brezi të tërë të së djathtës për disa dekada, ka pasur tendenca për ta vrarë në ideologji kundërshtarin dhe ky ka qenë dëmi më i madh. E dyta që është problematike është pjesa e mosndërtimit të institucioneve, gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar individë të fortë por jo sistem të fortë.”, tha Doda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITI ME GRUSHT BERISHËN/ Sot pritet të dalë para gjykatës Gerti Shehu! Vite më parë kishte dhunuar...
Previous article TANDRA DHE SEKSI/ Si të përgatisni mendjen dhe ambientin

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja Breaking News

"SHQIPTARËT NUK FRYMËZOHEN MË NGA JU"/ Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT