• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITI BRUTALISHT E QËLLOI ME THIKË FQINJIN DHE NIPIN E TIJ/ Ja momenti kur policia arreston Rizan Aliun (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITI BRUTALISHT E QËLLOI ME THIKË FQINJIN DHE NIPIN E TIJ/ Ja momenti kur policia arreston Rizan Aliun (VIDEO)

22 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kavajës arreston shtetasin Rizan Aliu, 45-vjeç, personi që më datë 16 shtator rrahu brutalisht e qëlloi me thikë fqinjin e tij 60 vjeçarin, Besnik Çelmeta dhe nipin e këtij të fundit.

Dhuna barbare u konsumua brenda një lokali ndërsa “BalkanWeb” e “News 24” mundën të sigurojnë videon e sherrit. Në pamjet e siguruara duket kur Rizan Aliu fqinj me 60 vjeçarin hyn menjëherë pas tij në lokal. Pasi i komunikon diçka Aliu tenton që ta nxjerrë jashtë por Çelmeta refuzon.

Në këtë çast ai e godet me grushte dhe shqelma dhe më pas nxjerr një thikë me të cilën e qëllon disa herë.

Për të ndaluar autorin ndërhyn edhe nipi i Çelmetes, por Rizan Aliu e qëllon edhe atë me thikë. U desh ndërhyrja e një tjetër personi që e bindi autorin të largohet. Në pamje duket se edhe para se të dalë nga lokali, Aliu e kërcenon përsëri nipin e Besnikut me thikë në fyt, por fatmirësisht nuk e godet.

E gjithë skena ndodhi në prani të vajzës së vogël të autorit. Si pasojë e dhunës Besnik Çelmeta dhe nipi i tij u dërguan në Spitalin e Kavajës ku morën ndihmë mjekësore. Mësohet se raportet mes dy fqinjëve, Besnik Çelmetes dhe Rizan Aliut kishin qenë shpesh herë të tensionuara për motivin banal të hedhjes së mbeturinave.

NJOFTIMI I POLICIË

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se në Kavajë, në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa shtetas dhe për pasojë dy prej tyre ishin plagosur me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen a autorit.

Si rezultat e një pune të pandërprerë për kapjen e tij, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. A., 45 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, më datë 16.09.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin B. Ç. dhe pronarin e lokalit shtetasin M. A., i cili ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME PISTOLETË NË "Q7"/ Fjolla Morina del sot në mesditë para Gjykatës, Prokuroria kërkon garanci 5 milionë lekë për arrest shtëpie
Previous article TELENOVELA VAZHDON/ Suarez ul rrogën ndjeshëm për të kaluar tek Atletico, ja prapaskenat e ndarjes me Barcelonën

Delo.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT