Policia greke ka goditur një organizatë kriminale, e cila merrej me shpërndarjen e kokainës. Organizata kriminale përbëhej nga 4 anëtarë tre shqiptar dhe një grek dhe shpërndanin drogën në zona të ndeshmë në Athinë, deklarojnë mediat greke.
Nga kontrollet e kryera në banesat e 3 shtetasve shqiptarë, nga 24 në 36 vjeç, dhe në banesën e një shtetasi grek 61-vjeçar u gjetën dhe sekuestruan 3.9 kg kokainë e pastër, 144 mijë euro “cash”, dy peshore elektronike, 10 telefona celularë, 4 autovetura, 64 gramë kanabis, një pistoletë dhe disa fishekë.
Policia thotë se lënda narkotike shpërndahej nëpër ishujt e Egjeut gjatë sezonit veror, kur edhe kërkesa për kokainë shtohet ndjeshëm në lokalet dhe “pub”-et e zonave turistike.
Shumat e përfituara përdoreshin për blerje banesash në Greqi dhe Shqipëri. Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, mëngjesin e së martës.


