Tre burra me origjinë shqiptare u arrestuan të enjten më 24 korrik, në Issoire (Puy-de-Dome), në kuadër të një operacioni antidrogë.
Hetimi i nisur disa javë më parë nga brigada kërkimore, bëri të mundur identifikimin e tre personave si tregtarë të mundshëm droge.
Tre burrat, nga Shqipëria, të moshës 19 deri në 25 vjeç, mezi kanë kohë të reagojnë para se të vihen në pranga.
Policia ka vënë menjëherë në dorë 1200 euro në kartëmonedha dhe 30 g kanabisi.
Kokaina e paketuar në thasë dhe e gatshme për shitje si dhe dy peshore precize, ishin fshehur në dollapin elektrik të pallatit.


