• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA SHQIPTARE PAS ARRESTIMEVE NË SPANJË/ Si lëviznin emigrantët nga një shtet në tjetrin
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA SHQIPTARE PAS ARRESTIMEVE NË SPANJË/ Si lëviznin emigrantët nga një shtet në tjetrin

9 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet britanike kanë ‘shkatërruar’ një bandë të shqiptarëve, që ka dërguar njerëzit nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar.

Besohet se migrantët kanë paguar mes 3.000-15.000 euro për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.

Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona përgjatë javës.

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Krime, me bazë në Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar, kanë punuar me autoritetet spanjolle për këtë rast.

Banda ka kontrabanduar kryesisht migrantë shqiptarë përmes qyteteve spanjolle, Bilbao dhe Santander, për në Mbretëri të Bashkuar, duke përdorur barka dhe mjete tjera në rrugë drejt qyteteve Portsmuth, Sauthhempton dhe Liverpul.

Autoritetet britanike dhe ato spanjolle kanë identifikuar 50 njerëz që kanë kaluar në Mbretëri të Bashkuar me ndihmën e kësaj bande, mirëpo Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë se shifra e saktë nuk dihet ende.

Sipas saj, migrantët kanë shkuar nga Shqipëria në Spanjë, mirëpo disa janë rekrutuar edhe në kampet afër porteve spanjolle.

Kontrabanduesit u kanë ofruar atyre akomodim dhe ushqim derisa janë nisur për në Mbretëri të Bashkuar.

Shumica e pjesëtarëve të bandës besohet se kanë jetuar në Shqipëri, mirëpo janë arrestuar në Spanjë dhe aty do të gjykohen sipas ligjeve spanjolle.

Përgjatë bastisjeve, hetuesit kanë konfiskuar telefona, kompjuterë, kartela bankare, para të gatshme, dokumente identifikimi dhe pasaporta të kombësive të ndryshme.

Sipas autoriteteve britanike, këtë vit është shënuar shifër rekorde e njerëzve që kanë kaluar Kanalin Anglez me barka të vogla për të hyrë në Mbretëri të Bashkuar – më shumë se 33.500./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA LUFTOJ KËTË LUFTË"/ E sëmurë me kancer, nëna prek me mesazhin për fëmijët: Shpirti ma di, por nuk dorëzohem
Previous article "ËSHTË E TMERRUAR..."/ E reja tregon historinë e vajzës shqiptare që ka ‘ngecur ‘në Arabi: Ka humbur kontaktet me familjen

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026 Aktualitet

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën Aktualitet

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë Aktualitet

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT