• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET BANDA E GRABITËSVE SHQIPTARË NË GREQI/ Kreu i grupit detyroi anëtarin të vetëvritej për borxhin
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET BANDA E GRABITËSVE SHQIPTARË NË GREQI/ Kreu i grupit detyroi anëtarin të vetëvritej për borxhin

21 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grup kriminal shqiptar që kryente vjedhje në stacionet dhe mjetet e transportit publik në Greqi është goditur nga Policia vendase. Pjesëtarët e bandës janë me origjinë nga Saranda, Fieri, Gjirokastra, Berati e Vlora, ndërsa veprimtaria e tyre kriminale rëndohet për shkak të përfshirjes në vetëvrasjen e një personi si pasojë e një borxhi prej 10 mijë eurosh.

Operacioni për “çmontimin” e grupit ka nisur në tetor 2021, kur Policia greke i ka filmuar, fotografuar e përgjuar hajdutët gjatë veprimtarisë së tyre.

Nëngrupi i parë drejtohej nga Klodjan Zeneli, 37 vjeç, nga Saranda, i njohur në Greqi me pseudonimin “Klodi”, i cili drejtonte 10 persona: Gimin, 23 vjeç; Turin, 44 vjeç (Artur Bashimi); ÇeloN, 35 vjeç; Minin ose Minen, 37 vjeç; Colin, 33 vjeç, aktualisht në Burgun e Korfuzit; si dhe tre shqiptarë 31, 43 dhe 52 vjeç.

Nëngrupi i dytë drejtohej nga Aldo Bramellari, 32 vjeç, nga Tirana, i njohur në Greqi me pseudonimin “Martin”.

Nën drejtimin e tij ishin rreth 14 persona, shqiptarët Mandi, Niku, Nari dhe Miri, 45- vjeçari Armando, 42-vjeçari Turi (Artur Dinaj), 27-vjeçari Eltjon, 52-vjeçari Mondi, një bullgare me emrin Maria, katër shqiptarë 42, 43, 53 dhe 63 vjeç dhe një rumun. Nëngrupi i tretë drejtohej nga 43-vjeçari Dilaver Alushi nga Gjirokastra, i njohur në Greqi me pseudonimin “Laveri”, ndërsa në grup ishin edhe dy shqiptarë, njëri prej të cilëve ende i paidentifikuar, me pseudonimin “Blendi”.

Grupi i “xhepistëve” vidhnin portofola, celularë, dokumente dhe sende të tjera personale. Viktimat e tyre ishin kryesisht të moshuar, vajza të reja dhe turistë. Anëtarët e grupit niseshin në mëngjes me makina, motorë ose në këmbë dhe shkonin nëpër stacione, ndërkohë që zgjidhnin oraret 06:00- 12:30 dhe 17:00-21:00.

Ndërkohë, Marsel Bashimi, 35 vjeç, nga Gjirokastra, është përfshirë edhe në plagosjen me thikë të një gjeorgjiani për shkak të sherrit për kalimin e mjeteve në rrugë. Një anëtar i grupit i njohur si “Lame” kreu vetëvrasje pasi detyrohej 10.000 euro dhe i bëhej presion nga drejtues të grupit që t’u jepte paratë.

Teksa banda kishte planifikuar qe ta rrihte me qëllim që të jepte borxhin, i riu nuk e duroi presionin dhe vrau veten. I riu u gjet i varur në një dhome hoteli në Omonia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EVITUA NGA AVIONI/ Anija italiane pastron ndotjen që la pas anija e djegur "Euroferry Olimpia" në ujërat tonë territoriale
Previous article GODITEN 2 RASTE TË ORGANIZIMIT TË LOTARIVE TË PALEJUARA/ 2 persona arrestohen në flagrancë

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT