Dy raste jo fortë tipike dhune kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa një burrë, banues në kryeqytet ka deklaruar se dhunohet nga bashkëshortja, ndërsa një grua tjetër dhunohet nga partneri i saj.
Policia ka referuar të gjithë informacionet në Gjyaktën e Shkallës së Parë.
NJOFTIMET E POLICISË (Komisariati nr.3)
Më datë 19.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.V., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti H.V., vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 19.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.M., vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshortja D.T., vjeçe 48, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


