Sërish një tjetër rast dhunimi në familje. Në tiranë, një shtetas shqiptar, me banim po në kryeqytet ka dhunuar psikologjikisht, dhe fizikisht ish gruan e tij e cila menjëherë e ka dërguar në Komisariat çështjen.
Blutë e Tiranës i kanë dhënë urdhërin e mbrojtjes shtetases.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M. Ç., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes L. K., vjeçe 30, banuese në Tiranë, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.


