I ftuari i dytë i emisionit “Glamour Zone” në TV Ora ka qenë Nard Ndoka. I pyëtur se cili ka qenë momenti më i sikletshëm që ka kaluar në periudhën që ka qënë ministër i Shëndetësisë, ai shprehet se ky sektor ka shumë problematika edhe kur nuk ka ngjarje dhe flet për ngjarjen e Gërdecit, ku shendetësia e vendit arriti ta menaxhojë më së miri këtë situatë.
Ester Bylyku: Keni qenë ministër i Shëndetësisë, cili ka qenë momenti më i sikletëshëm që keni kaluar gjatë asaj periudhe?
Nard Ndoka: Ministria e shëndetësisë është një ministri shumë problematike edhe kur nuk ka ngjarje. Kur ndodhi Gërdeci ne u përballëm me një emergjencë kombëtare të jashtëzakonshme, ku në një periudhë të shpejtë, vetëm për disa minuta sistemi reagoi në kohë.
Ishin rreth 300 persona që iu dha ndihma e parë mjekësore, pra ishte funksionale çdo element i asaj urgjence.
Kur e shoh tani shëndetësinë më vjen keq sepse jo vetëm që nuk kanë bërë hapa para për të përmirësuar këtë shërbim por ka ecur vetëm mprapa. Rilindja premtoi shumë për sistemin shëndetësor por dështoi dhe bëri hapa mbrapa me disa privatizime të panevojshme etj etj.


