Një ngjarje e rëndë dhunimi ka ndodhur mesnatën e djeshme në qytetin e Durrësit, teksa një shtetase shqiptare, e moshës 56 vjeçare është dhunuar nga vëllai i bashkëshortit.
Mësohet nga burimet e Policisë që shtetasja nuk është dhunuar vetëm një herë por rregullisht, fizikisht dhe psikologjikisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 02.08.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A. Q., vjeçe 56, banuese në fshatin Shkallnur, pasi kunati, shtetasi A. H., vjeç 49, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


