Mashtrimi mbetet ende një prej problemeve serioze të shoqërisë shqiptare. Të paktën kështu duket nga dy rastet e Policisë teksa raportojnë për dy shtetas të cilët banojnë në kryeqytet dhe janë “gënjyer” duke iu marrë shuma të ndryshme lekësh dhe eurosh.
Policia ndërkohë bën publike rastet, duke raportuar se janë marrë masat e paracaktuara në ligjet me nenet përkatëse.
NJOFTIMET E POLICISË
Më datë 13.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. S., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë në euro, shtetasit D. O., vjeç 20, banues në Tiranë. Nenet 180 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Më datë 12.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. P., vjeç 65, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ka shitur dy herë një apartament dhe shumën e fitur nuk e ka deklaruar në organet tatimore. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.


