Gjyqtarja Brunilda Kadi do të kaloj në sitën e vettingut ditën e nesërme.
Kadi, është kandidate për anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa ka një pasuri të deklaruar me vlerë 14.2 milionë lekë.
Brunilda Kadi është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Tiranës ndërsa ka punuar më herët gjyqtare në Gjykatën e Fierit dhe atë të Elbasanit.
Ajo do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimeve të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Ndërkohë, analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit së bashku me vlerësimin e aftësive profesionale dhe kontrollin e figurës.



