Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i radhës qe po kalon ne siten e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtari nuk ndodhet i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohet nga avokati i tij, Julian Mertiri. Relatoja Alma Faskaj u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme, por KPK ka bërë hetimin e vet. Gjyqtari rezulton se ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndersa ka marre kredi si i pastrehe.
ILDKPI na ka sjellë përgjigje për gjyqtarin Fatmir Hoxha se ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Komisioni ka bërë hetim të thelluar për pasurinë, burimet e krijimit, të ardhurat dhe fshehjet e pasurisë. Gjyqtari ka apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro. Gjyqtari ka marrë kredi të bute si i pastrehë. Vlera e kredisë së butë 5 mln lekë. Nga disa përllogaritje gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë.
Përsa i përket figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ka konstatuat se është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK thekson se ndaj gjyqtarit janë depozituar 3 denoncime nga qytetarët. Pas fjalës së relatores, avokati Mërtiri ka mbrojtur klientin e tij duke thënë se Fatmir Hoxha e ka blerë apartamentin me kredi dhe një borxh nga kunati.
Gjyqtari ka qenë bashkëpunues me KPK-në. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera monetare dhe dhurata. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash por ai i ka deklaruar pranë ILDKPI.


